Motoçikleta elektrike që kushton mbi 100 mijë dollarë
07 dhjetor 2018
| 11:26
Kompania ARC me qendër në Britani bëri të njohur në Milano modelin e parë të një motoçiklete që është përshkruar si e shpejtë, e avancuar dhe e kushtueshme. E quajtur “Vector”, motoçikleta kushton më shumë se 100 mijë dollarë.
Prodhuesit e motoçikletës së kushtueshme elektrike thonë se është teknologjikisht më e avancuara në treg. Themeluesi i kompanisë ARC, Mark Truman, shpjegon arsyen. “Është më e sigurta, më miqësorja me mjedisin, më e qëndrueshmja. Ka ritmin e një super-motoçiklete”.