MotoGP gati t’i heqë Italisë një garë

16 qershor 2022 | 17:25

Botërori i MotoGP rrezikon të humbasë një nga pistat italiane, atë të Mugello apo Misano në të ardhmen. Faji për këtë është i Valentino Rossit që, pas largimit nga MotoGP, ka bërë që interesimi për këtë sport në “gadishull” të bjerë ndjeshëm në vetëm fare pak muaj.

Këtë gjë e konfirmoi gara e zhvilluar në Mugello një muaj më parë, ku numri i spektatorëve ra ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, kur Rossi garonte ende. Për këtë arsye, Dorna, kompania që menaxhon garat e MotoGP, ka deklaruar se mund të heqë një nga dy garat që zhvillohen aktualisht në Itali. Carmine Ezpeleta, shefi i Dornas, ka deklaruar: “Gara e Mugellos këtë vit ka shkuar më keq se garat e tjera të këtij sezoni për shumë arsye. Një është mungesa e Rossit dhe fansave të tij. Tjetër arsye është zhvillimi i asaj gare në një ditë me atë të Montekarlos apo promovimi jo i mirë që iu bë kësaj gare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të…