MotoGP rikthehet në Brazil pas 20 vitesh
Botërori i MotoGP rikthehet në Brazil pas 20 vitesh. Pista ndërkombëtare në zonën e Goiania, “Ayrton Senna”, do të mirëpresë garat e MotoGP për 5 sezone me radhë, nga viti 2026 deri në vitin 2031.
Në këtë pistë janë zhvilluar edhe më parë garat e MotoGP, nga viti 1987 deri në 1989. Më pas, në Brazil janë zhvilluar gara në pista të tjera. Gjithsesi, rikthimi në Brazil pas dy dekadash është një lajm i madh për motoçiklizmin. Rikthimi në Brazil vjen pas një marrëveshje që ka arritur MotoGP, qeverisë së Goias dhe Brasil Motorsport.
“Rikthimi i MotoGP në Goias është një moment historik për ne. Goiania do të jetë, gjatë pesë viteve të ardhshme, shtëpia e MotoGP në Brazil”, thanë drejtuesit e garës. “Ne po punojmë për të siguruar që infrastruktura dhe shërbimet të ofrojnë një përvojë të paharrueshme për pilotët, ekipet dhe të apasionuarit pas këtij sporti”, ka thënë guvernatori Ronaldo Caiado.