Motori fluturues del zyrtarisht në shitje, ky është çmimi
Motori fluturues është zyrtarisht në shitje: quhet Hoverbike S3, arrin shpejtësinë 96 km në orë dhe për momentin, e vetmja të cilës ia lejon xhepi që ta ketë, është policia e Dubait.
Prezantimi u bë në parkun e teknologjisë Skolkovo, të Moskës. Hoverbike S3, prodhim rus, punon me benzinë ose bateri, peshon 114 kg dhe fluturon 5 metra mbi tokë.
Ai mund të shihet në rrugët e Dubait, në duart e efektivëve të policisë. Një formë më e thjeshtë e tij ishte përdorur prej policëve atje që në 2017-ën, kur mësuan sesi ta drejtojnë, por sot karakteristikat e Hoverbike S3 janë përmirësuar ndjeshëm, duke arritur një nivel evolucioni që konsiderohet “pa të meta”.
Faza e prenotimeve ka nisur tashmë, por çështja është se për ta shtënë në dorë këtë lloj motori, duhet të kesh një llogari të majme bankare, sepse kushton plot 150.000 dollarë dhe jo vetëm kaq.
Kush dëshiron ta blejë, duhet të ketë edhe 10.000 dollarë të tjerë mënjanë, për kursin e detyrueshëm të drejtimit të mjetit./tch/