Motori i kërkimit “Google Maps” tani edhe në gjuhën shqipe

06 prill 2018 | 14:01

Katërmbëdhjetë vjet më parë, “Google Maps” dukej shumë ndryshe dhe ishte vetëm në gjuhën angleze.

 

Por shërbimi i famshëm i hartave digjitale është shumë më i avancuar sot, dhe tani ka më shumë se 1 miliard njerëz të cilët e përdorin “Google Maps” për të zbuluar vende të reja, për të gjetur rrugën me makina, ngasjen e bicikletave nëpër shtigje të ndryshme dhe rrugët në këmbë dhe për të bërë gjërat në botën reale.

 

Por një lajm tejet i rëndësishëm për hapësirën digjitale shqiptare është se “Google” po vjen edhe në shqip.

 

“Sot, ne po e bëjmë Google Maps edhe më të dobishme sepse kemi shtuar 39 gjuhë të reja – të folura nga rreth 1.25 miliardë njerëz në mbarë botën: gjuhën afrikane, gjuhën tonë – shqipe, armene, azerbajxhane, boshnjake, burmeze, kroate, suedeze, maqedone, turke, ukrainase, uzbeke, vietnameze dhe atë zulu, mes tjerash”, ka njoftuar “Google”.

 

Tani pritet një transformim edhe më i madh digjital dhe mundësi të reja për bizneset, përdoruesit por edhe reklamuesit shqiptarë, të cilët kanë qenë të hendikepuar nga një pamundësi e zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja në platformën e madhe të “Google”, si pasojë e mungesës së gjuhës shqipe në motorin më të madh të kërkimit në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryeministrit, njëherësh Shef i Zyrës për Çështje të…