Motoristët ndihmojnë familjet e varfra në Shtime
25 dhjetor 2017
| 17:15
Motoristët e Klubit “Vjosa” nga Shtimja kanë ndihmuar familjen e një veterani të UÇK-së në fshatin Caralevë i cili para pak kohe kishte vdekur si dhe pesë familje të tjera në fshatrat Rancë, Belincë dhe Raçak.
Për të ndihmuar këto familje me pako ushqimore, motoristët arritën të sigurojnë nga bizneset private një shumë prej 488.65 eurosh si dhe 450 kilogramë miell gruri.
“Vjosa” u themelua sivjet, me ç’rast kryetari i këtij klubi, Halit Rexhaj, mori pjesë në garat që organizohen çdo vit në Republikën e Shqipërisë dhe u shpall kampion në kategorinë profesionale E-2.