Motra e Arian Dacit falënderon ata që e ngushëlluan familjen
27 janar 2019
| 12:50
Në përfundim të mbledhjes komemorative për nder të zëvendësministrit të Diasporës Arian Dacin, motra e tij Edi Daci-Prapashtica, ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet dhe përkrahjen gjatë kësaj kohe të vështirë.
“Në emër të familjes dhe vëllait tim, ju falënderojmë për përkrahjen, ngushëllimet dhe prezencën tuaj. Faleminderit me shpirt”, ka thënë Edi Daci-Prapashtica, duke i përmbajtur lotët.
Arian Daci vdiq dje në Brezovicë pasi e zuri një ortek bore.
Ai do të varroset sot në orën 13:00.