Motra e Fatmir Haklajt dëshmoi kundër Sali Berishës në SPAK për vrasjen e 4 vëllezërve, shoqërohet nga policia
Aishe Haklaj përfundoi dëshminë e saj në SPAK pas rreth 12 orësh për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë, që i akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj.
Ajo çfarë u vu re pas daljes së Aishe Haklajt nga SPAK ishte shoqërimi i saj nga policia. Pas dëshmisë, Aishe Haklaj do të niset drejt Suedisë, aty ku tashmë jeton prej vitesh dhe ku ka fituar edhe azil politik
Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje prej gati 12 orësh nga prokurorët e Posaçëm. Motra e 4 vellezerve te vrare Haklaj që prej orës 8:00 ka dëshmuar lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi. Ajo po merret në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.
E lodhur nga orët e gjata të dëshmisë por edhe për të ruajtur sekretin hetimor Aishe Haklaj nuk foli gjatë për mediat, edhe pse e kishte një falënderim të veçantë për të gjithë gazetarët. Ai tha se familja e saj ende ka besim te drejtësia, dhe te dy institucionet e reja të sistemit SPAK dhe GJKKO. E pyetur për dhunimin e varreve të familjarëve të saj, Aishe Haklaj tha se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe interesimit të gazetarëve nëse do të pyeten edhe familjarë të tjetër iu përgjigj se nuk kishte dijeni.
Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.
Nga vrasje, krijim të bandës së armatosur dhe terrorizëm, akuzat ndaj Sali Berishës
Në kallëzimin për SPAK, avokati Idajet Beqiri shprehet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë në duar shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin Sali Berisha. Përveç Berishës, në SPAK janë denoncuar dhe emra të tjerë që sipas Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë lidhje me vrasjet e vëllezervë dhe familjarëve të tyre. Sipas, Beqiri ata janë gati të dëshmojnë dhe të provojnë se 16 persona kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, si dhe kanë kryer akte terroristë etj. Referuar kallëzimit penal, kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve, për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga Neni 78/2 i Kodit Penal; “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (Viti 1995); “Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal (1995); “Aktet terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal.
Avokati: Kemi prova të shumta dhe dëshmitar, gati për të dëshmuar
Krahas grumbullimit të provave filmike të pasqyruara në masmediat elektronike, të gazetave dhe akteve, avokati Idajet Beqiri ka kërkuar të pyeten me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Muharrem Haklaj, Hamdi Haklaj, Ajshe Haklaj, Zylfije Haklaj, Jaho Mulosmani, Izet Haxhia, Manush Selivrada, Drenicë Haklaj, Bujana Basha, Luljeta Selivrada, Bylbyl Lanaj, Hazir Dega, Nuredin Dega, Sokol Koçiu, Azgan Haklaj, Is Selim Kërrnaja, Ali Gjoni, Besnik Vidrica, Shpend Ali Mulosmani, Ndue Gjeloshi, Gjykë Nokashiqi, Latif Nokashiqi, Fatmir Daka, Fatmir Arif Arifaj, Gani Kêrmaja, Avdi Buçpapaj, etj persona që do t’i deklarojmë pasi të ketë filluar procedimi penal, sepse janë të rrezikuar me jetë në qoftëse do të deklarojnë për sa kanë parë. Sipas Beqirit, ata kërkojnë t’u sigurohet jeta, pastaj të deklarojnë si dëshmitarë okular.
“Këtë janë dëshmitarë kryesor dhe do të dëshmojnë fakte të rëndësishme për zbulimin e së vërtetës të kësaj veprimtarie shumë të rrezikshme kriminale, të një bande të armatosur dhe organizate kriminale të drejtuar nga ish Presidenti i Republikës dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Sali Ram Berisha”, thuhet në dokument.
Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Babai, Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato anë. E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik. Nje dite me pare motra e vogël, Zylfije Haklaj postoi foto ku tha se i është dëmtuar varri i vëllai të saj, Fatmir Haklajt. Nuk dihet nëse ky ishte një mesazh për atë që pritej të ndodhte ditën e sotme, teksa vetë e motra thotë e prisnin që do e bënin një gjë të tillë.
Rihapet dosja e vrasjeve të Tropojës, motra e Fatmir Haklajt mbërrin në Prokurori