Motra e Ganimete Musliut tregon për gjendjen e saj shëndetësore

03 mars 2024 | 14:26

Deputetja Ganimete Musliu, para disa ditëve kishte njoftuar se do të tërhiqej përkohësisht nga puna për shkak të një intervenimi në zemër, të cilin pastaj e ka bërë jashtë shtetit.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të saj ka folur motra e deputetes, Fatmire Musliu.

“Falë Zotit dhe njerëzve të mirë, motra ime, deputetja e Kuvendit të Kosovë, Ganimete Musliu po bëhët çdo ditë pak më mire”.

“Përkrahja e juaj e madhe i ka dhënë forcë dhe e ka gëzuar pa masë. Së shpejti ajo do t’ju përgjigjet dhe do t’ju falenderoj të gjithëve personalisht për kujdesin, dashurinë, lutjet dhe respektin që ia keni dhuruar gjatë këtyre dy javëve”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është konfiskuar një armë zjarri në Drenas. Policia ka bërë…