Motra e ish-presidentit Donald Trump është gjetur e vdekur në një apartament në New York

14 nëntor 2023 | 14:31

Motra e ish-presidentit Donald Trump është gjetur e vdekur në një apartament në New York.

Siç raportojnë mediet, 86-vjeçarja Maryanne Trump Barry është gjetur e vdekur brenda apartamentit të saj rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, pasi ekipet e emergjencës i janë përgjigjur një thirrjeje për arrest kardiak.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet por është nën hetime.

Maryanne Trump Barry ishte një avokate amerikane dhe gjykatëse federale e Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i ish-presidentit Trump nuk pranoi të komentojë rreth kësaj ngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK ka një…