Motra e Lotinës, Kënga Haziri tregon çfarë dhëndri është Mozzik

22 korrik 2024 | 12:43

Kënga Haziri, vajza e ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, së fundmi në një emision në Klan Kosova ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe është pyetur për tashmë dhëndrin e ri të familjes, këngëtarin e njohur Mozzik. Ajo ka theksuar mbështetjen e familjes për motrën e saj, Lotina Haziri, e cila e ka konfirmuar lidhjen me reperin Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Mozzik. “Ekskluziviteti i kësaj i takon Lotinës. Ne thjeshtë jemi të lumtur që Lotina është e lumtur. Për çdo zgjedhje të asaj ne jemi mbrapa. E suportojmë përderisa ajo është e lumtur,” tha Kënga Haziri. E pyetur se si iu duket Mozzik si dhëndër, Kënga zgjodhi t’i lërë vlerësimet e para motrës së saj, duke shtuar: “Për këtë do të flasë e para Lotina, pastaj do të flasim të gjitha. Po ia lemë Lotinës”. Me këtë përgjigje, ajo iu shmang një komenti konkret, duke e drejtuar fokusin te lumturia e motrës së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se qytetari F.S…