
Motra e madhe flet “zi e terr” për Donald Trumpin
Motra më e madhe e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, një ish-gjyqtare federal, ka thënë se vëllai i saj është një gënjeshtar që “nuk ka parime”, zbulojnë regjistrimet sekrete.
Vërejtjet kritike të Marianne Trump Barry u regjistruan nga mbesa e saj, Mary Trump, e cila muajin e kaluar botoi një libër që ekspozonte presidentin.
“Gënjeshtrat e tij, oh Zoti im!”, dëgjohet të thotë zonja Barry. “Thjesht, hipokrizi dhe kjo mizori”.
Mary Trump tha se ajo kishte përgjuar tezën e saj për ta mbrojtur veten nga proceset gjyqësore.
Trump iu përgjigj zbulimeve të fundit në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë: “Do del diçka e re, kujt i plas”, shkruan ora news.
Regjistrimet u raportuan së pari nga “The Washington Post” dhe më pas nga “Associated Press”.
Në regjistrimet sekrete, zonja Barry kritikon politikën e emigracionit të administratës Trump, e cila ka çuar në mbajtjen e fëmijëve në qendrat e ndalimit të emigrantëve në kufi.