Motra e Ukshin Hotit: Serbët thanë se koka e vëllaut tim kushton sa gjysma e Jugosllavisë (video)
Myrvete Hoti, motra e Ukshtin Hotit, ka thënë se ai ishte keqtrajtuar shumë në burgun e Serbisë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka treguar se atë e kishin maltretuar shumë policët serbë pasi në vizitat familjare në burg ai nuk kishte pranuar të flasë në gjuhën serbe, por shqipe.
“Atë e maltretuar shumë ishte bërë ‘ashtë e lëkurë’, unë shumë isha nervozuar dhe prekur. Nga kjo e kam kërkuar një avokat në Vojvodinë që të merrej me rastin e tij, dhe kisha shpresën se do të ndihmonte për lirim”.
Myrvetja tregoi se çfarë i kishin thënë serbët avokatit kur ai kishte shkuar për të pyetur për Ukshin Hotin: “Ata i kishin thënë atij se a e ka lënë mend, dhe se koka e Ukshin Hotit vlen sa gjysma e Jugosllavisë, e ti dëshiron ta largosh atë nga burgu”.