Motra e vëllezërve Haklaj tregon si nisi konflikti me familjen Hoxha

30 prill 2023 | 09:52

Në emisionin “Review” në Euronews Albania është publikuar dëshmia e Zylfie Haklajt, e motra e vëllezërve Haklaj.

Ajo ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ka familja e saj me familjen Hoxha, ku shkak si pas saj ka qenë protesta që u organizua në Tropojë në vitin 1998, vit kur u vra dhe Azem Hajdari.

Në dëshminë e saj ajo thekson se vëllai i saj Fatmiri, qëlloi me armë Haki Hoxhën pasi ky i fundit nuk pranonte që të hiqte dorë nga protesta.

“Në shtator të vitit 1998 plagoset Azem Hajdari në Parlament. Saliu  organizon protesta në Tropojë dhe pastaj ato do të pasoheshin në të gjithë Shqipërinë, ku qëllimi i tij, ishte të shfrytëzonte  situatën për marrjen e pushtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e njësisë se vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit…