Motra i la amanet që banesën t’ia dhurojë Halil Kastratit

28 korrik 2021 | 00:02

Florie Krasniqi nga Prishtina, e cila ka ndërruar jetë në moshen 53-vjeçare ia kishte lënë amanet vëllaut të saj që kur të vdes banesën t’ia dhurojë Halil Kastratit, pasi sipas saj, ai e di se çfarë bën me të.

“Bac, pas vdekjes time banesën dhuroja Halil Kastratit. Ishte vëllau i saj i cili me lotë në sy na tregoi historinë e motrës dhe amanetin e saj. Floria ka vuajtur nga sëmundja e kancerit dhe para një muaji ka ndërruar jetë. Fetah Krasniqi (vëllau i Flories) na dhuroi çelësat e banesës dhe në fund na tha: ‘Tani direkt po shkoj te varri i motrës dhe po i tregoj që amanetin e dëgova te Halili'”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Halil Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së Joseph Biden, ka paralajmëruar se misioni ushtarak…