Motra ia transmetonte vëllait të shtrirë në spital tubimin e LDK-së, Abdixhiku i emocionuar: Faleminderit që keni kaq përkushtim, qoftë e kaluar
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje emocionues të një gruaje që po transmetonte të vëllai i saj i shtrirë në spital pamjet direkte nga tubimi i LDK-së në Prishtinë.
Abdixhiku ka thënë se këto momente të madhështojnë teksa ka falënderuar zonjën dhe të gjitha atë që po i mbështesin.
“Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Postimi i plotë:
E çfarë s’bën motra për vëlla?
Disa momente të madhështojnë.
Një ndër ngjarjet më emocionuese të djeshme, ishte prezenca e një zonje mu në prag të foltores. E shikoja me kurreshtje gjatë gjithë kohës. Në duar lartë, drejtuar nga unë, mbante një telefon. Në atë telefon shfaqej një burrë i shtrirë në spital.
Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë!
Gjatë ditës i kërkova ekipit ta gjenin. E gjetëm. Visar Kadrolli, fotograf e gazetar i Nacionales, e kishte kapur këtë moment ikonik për ne.
Burri në shtrat ishte i vëllai i saj. E çfarë s’bën motra për vëllain?
Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!