Motrat binjake që do të votojnë për herë të parë kanë zgjedhur Bashën
08 prill 2021
| 16:16
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Divjakë, pas takimit që zhvilloi paraditen e kësaj të enjte me qytetarët në Lushnjë e një rastësi e bukur qe përshëndetja e Bashës në këtë qytet me motrat binjake gjimnaziste që këtë vit votonin për herë të parë.
Duke dalë me to para mediave, Basha dha një mesazh specifik për të rinjtë e gjithë vendit.
”Tek sytë e votuesve për herë të parë lexohet më qartë se kudo tjetër ndryshimi që po vjen dhe shpresa”.