Motrat e famshme Bella dhe Gigi Hadid i dhurojnë Gazës një milion euro

05 qershor 2024 | 10:44

Motrat e famshme supermodele Bella dhe Gigi Hadid, me origjinë palestinezo-holandeze, kanë dhuruar një milion dollarë për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë për fëmijët dhe familjet e prekura nga konflikti në Gaza, njoftoi përfaqësuesi i tyre.

Organizatat që marrin paratë janë “Heal Palestine”, “Palestine Children’s Relief Fund”, World Central Kitchen dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

Shërbimi publik britanik kujton se babai i Bellës dhe Gidi është me origjinë palestineze. Muhammad Anwar Hadid është një manjat në tregun e pasurive të paluajtshme, dhe motrat kanë shprehur më parë mbështetje për njerëzit e prekur nga konflikti, sipas BBC.

Bella Hadid postoi në Instagram në maj se ndihej “e shkatërruar për viktimat palestineze dhe mungesa e empatisë së qeverive botërore për to“.

Donacionet pasojnë një seri fotosh të Bella Hadid në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e kaluar, ku ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të kuq dhe të bardhë, një veshje tradicionale arabe e lidhur me kulturën palestineze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur, dy persona dyshohet se…