Motrat Hadid shkëlqejnë me ‘Moschino’-n (Foto)
25 tetor 2018
| 18:25
Marka “Moschino” është një nga brendet e preferuara të modeleve të pasarelave dhe duket se motrat Hadid janë të dashuruara me të.
Ndaj, nuk ishte çudi që yjet me “superfuqi” nuk e refuzuan një bashkëpunim me Moschino dhe H&M, duke ecur në pasarelë në një ekspozitë të modës në Nju Jork duke veshur risitë e këtyre markave për periudhën vjeshtë-dimër.
Ishte Bella Hadid ajo që udhëhoqi modelet në pistë, duke u shfaqur ekspresive me veshjen e një fustani prej lëkure të zeza, me zinxhir që nxori në pah formën e përkryer fizike që ajo gëzon.