
Motrat Hajdari me fitore e nisin edicionin e ri në Danimarkë
08 shtator 2020
| 11:08
Me fitore edicionin e ri në Danimarkë e kanë filluar edhe motrat Marigona e Arlinda Hajdari.
Ato kanë dhënë kontribut të çmueshëm në derbin e xhiros së parë të kategorisë së dytë, në mes të Ringkobingut dhe Sonderjyskes. Ringkobingu fitoi me rezultat 29:21. Sonderjyskes po i mungon shumë kapitenia e Kosovës dhe liderja e kësaj skuadre, Leonora Demaj.
Ajo është në fazë rikuperimi pas operimit të gjurit. Motrat Hajdari po rriten vazhdimisht si lojtare dhe presim të ofrojnë kontribut të madh edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.