Motrat Jenner shkëlqejnë në natën e Krishtlindjes
27 dhjetor 2024
| 12:06
Motrat Kendall dhe Kylie Jenner shkëlqyen në paraqitjen e tyre gjatë festës për natën e Krishtlindjeve.
Këtë vit, Kim Kardashian potencoi se festa e përvitshme e tyre e Krishtlindjeve do të jetë më e thjeshtë se zakonisht.
Megjithatë, ato sërish i kanë kushtuar vëmendje dukjes së tyre, e sidomos Kendall dhe Kylie.
Kylie kishte veshur një fustan të bardhë me shkëlqim, por në dukje i thjeshtë që i përket brendit Saint Laurent.
Ajo ka mbathur një palë taka me perla gjithashtu nga Saint Laurent.
Kendall po ashtu shkëlqeu me dukjen e saj, duke marrë vëmendjen.
Ajo veshi një fustan të gjatë të bardhë që kishte një material prej sateni. Modelja u sigurua të zbulonte shpinën e saj elegante.