
Motrat Kardashian, me një biznes më pak
22 prill 2018
| 12:46
Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian kanë mbyllur dyqanet e tyre pas 12 vjetësh në këtë biznes.
Dyqanet DASH në Los Angeles dhe Miami, të cilat ofrojnë rroba dhe aksesorë nga linjat e motrave, nuk do të jenë të hapura për klientët.
“Kemi udhëhequr DASH me shumë përkushtim, megjithatë vitet e fundit jemi rritur shumë dhe kemi biznese e punë të tjera, si dhe jemi nëna e po tentojmë ta balancojmë punën me jetën familjare. Kemi kuptuar se është koha të ecim përpara”, ka thënë Kim Kardashiani.