Motrat më të famshme në Shqipëri zgjedhin djem nga Kosova për burra

06 tetor 2020 | 15:08

Marina dhe Luana Vjollca, janë motrat më simpatike dhe më të famshme në Shqipëri. Sa i përket veshjeve, duket se ato kanë stile jo të njëjta.

Por, duket se ato kanë diçka të përbashkët në shijet tjera të tyre. Edhe Marina, edhe Luana, kanë zgjedhur djem kosovarë për t`u lidhur me ta.

Të dyjat janë fytyra televizive dhe shumë të dashura për publikun shqiptar gjithandej. Asnjëra nuk kursen për garderobë. Luana duket se nuk shpenzon aq shumë për veshje sa e motra.

Faqja “What They Wearin” në Instagram ka publikuar çmimet e veshjeve të tyre për mbrëmjen e kaluar, shkriuan panorama.com.al.

Luana Vjollca kishte veshur një fustan të shkurtër të “Alexander McQueen”, që kushton 1,163 dollarë. Moderatorja dukej shumë tërheqëse.

Ndërsa Marina kishte veshur një fustan pas trupit “Alexander Vauthier” që kap shifrën e 1,265 eurove. Me pjesën e ngritur të vatave në shpatulla dhe flokët e gjatë lëshuar, moderatorja dukej perfekte në çdo detaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…