Motrat siameze që ndajnë të njëjtin trup, martohet njëra prej tyre
Abby dhe Brittany, 34-vjeç janë dy motra siameze që fituan famë pas intervistës të Oprah Winfrey. Në atë kohë binjaket siameze ishin 6 vjeç dhe shumë shpejt u kthyen në sensacion, me një trup të vetëm, funksionim normal të qarkullimit të gjakut dhe organe mëse vitale.
Bëhet fjalë për Abby dhe Brittany Hensel.
Pas këtij momenti, ato befasuan me një serial televiziv “Abby & Brittany”, në të cilin motrat shfaqnin çdo detaj nga jeta e tyre.
“Njerëzit na kanë parë me kuriozitet që nga dita kur kemi lindur, për arsye të dukshme. Por prindërit tanë nuk na lanë ta përdorim këtë si justifikim, ata na edukuan të besojmë se mund të bënim çfarë të donim”, thanë ato në episodin e parë.
Kur ato lindën, mjekët informuan prindërit se mund të vazhdonin me një operacion për t’i ndarë, por shtuan se kishte pak mundësi që njëra t’i mbijetonte operacionit. Por prindërit nuk ranë dakord.
Në shumicën e rasteve, binjakët siamezë nuk e arrijnë dot moshën madhore, por motrat nga Minnesota ia kanë dalë për mrekulli.
Ato jo vetëm sfiduan prognozat mjekësore, por kanë shijuar maksimalisht çdo ditë të jetës së tyre. Kanë studiuar, janë diplomuar e madje sot punojnë.
Po çfarë ka ndodhur me to vitet e fundit?
34 vjeçarja Abby është martuar me Josh Boëling. Sipas raportimeve, ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2021.
Ditën e dasmës motrat bënë publike edhe fotot e ceremonisë. Duke parë fotot që Josh bën publike shpesh në rrjetet sociale, duket se motrat shijojnë aktivitete të ndryshme bashkë.
Por, një nga problemet më të mëdha me këtë marrëdhënie, përveç faktit që çifti nuk ka pasur kurrë një shans për të shijuar pak kohë intime së bashku, është se nëse ata duan të kenë fëmijë, duhet marrë mendimi i Brittany-t.