Motrës sime Lizës që ndërroi jetë mbrëmë

14 shkurt 2024 | 11:18

Pal Ndrecaj

 

Nga rrëfim i moçëm cicëron një zog

t’ma kujtojë detyrën që vjen nga fillesa

i gjallë o i vdekur më duhet një gjog

që ta mbaj premtimin pa më skadu besa

 

65 vitet tua – sekonda kozmike

u shndërruan në reshje që çatinë e shemb

orës me shku kësaj thirrje tragjike

si s’iu gjetë kurrë një kohë që s’dhemb

 

Tash je udhës sate që n’tempull të qet

bota ka aq tempuj sa zemra pa skaj

ti trokit veç pak dhe dyert hapen vetë

se i njeh Parajsa shpirtrat e saj

 

Diku mbi kokën time cicëron një zog

ma kujton premtimin që vjen nga Fillesa

as gjallë e as vdekur s’u gjend dot një gjog

që ta mbaj premtimin…

 

dhe

skadoi

besa…!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka…