
Motta rrezikon shkarkimin, Juve ka katër trajnerë në listë
E ardhmja e Thiago Mottas, të paktën në letër, nuk duhet të vihet në pikëpyetje, duke qenë se fjalët e Cristiano Giuntolit hodhën çdo dyshim, por me sezonin për të përfunduar ende deshtë e arsyeshme të mendohet se shumë do të varet nga 12 ndeshjet e ardhshme dhe vendi i katërt në renditje mund të mos jetë i mjaftueshëm.
Sipas “Tuttosport”, klubi bardhezi nuk është aspak i kënaqur pas eliminimit në Kupë ndaj Empolit dhe sa i përket faktit që skuadra duket sikur nuk ka identitet. Nuk përjashtohet mundësia që të mendohet për një tjetër trajner në sezonin e ardhshëm, por cilët janë opsionet?
“Tuttosport” flet për mundësinë që Antonio Conte të jetë një nga zëvendësuesit e mundshëm, edhe pse s’do të jetë e lehtë që të bindet presidenti i Napolit, Aurelio De Lautentiis.
Më pas është edhe Gian Piero Gasperini, i cili ka arritur në fund të aventurës së tij te Atalanta. Ndër opsionet më të mundshëm është Igor Tudor, ish-lojtar dhe trajner si ndihmës i Pirlos, aktualisht pa kontratë. Së fundi, përmendet emri i Roberto Mançinit , i lirë pas largimit nga Arabia Saudite, dhe që mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Seria A.