
Motta rrezikon shkarkimin, Juve ka në listë Gasperinin, Allegrin dhe Conten
11 mars 2025
| 12:03
Dhjetë ndeshjet e fundit në Seria A do të jenë përcaktuese për të ardhmen e trajnerit Thiago Motta.
“Corriere dello Sport” raporton se e vetmja gjë që mund ta shpëtojë Mottan nga shkarkimi është kontrata e tij e majme e firmos në fillim të këtij sezoni deri në 2027.
Sigurisht për Juven, nëse vendosin të shkarkojnë Mottan do të jetë një barrë jo e lehtë financiare. Në anën tjetër në Itali qarkullojnë lajme se Juventusi ka menduar edhe për pasardhësin e Mottas, ku në listë janë tre emra Gasperini, Allegri dhe Conte.