Motta, trajner i Genoas
23 tetor 2019
| 14:03
Thiago Motta edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Genoas. Ish-mesfushori i kuqebluve në sezonin 2008-2009 është emëruar si pasuesi i Aurelio Andreazzolit i cili u largua për shkak të rezultateve të dobëta.
Për Mottën kjo është eksperienca e parë si trajner i një skuadre pasi më parë ka drejtuar të rinjtë e Paris Saint Germain. Misioni i italo-brazilianit do të jetë të nxjerrë Genoan nga kriza e rezultateve dhe ta largojë nga vendet e fundit të klasifikimit.