Mou demanton Guardiolën: Silva, gati për lojë

07 dhjetor 2017 | 09:47

Lajmi se David Silva mund të mos zbresë në fushë ndaj Manchester Unitedit këtë të diel ka lënë një shije të hidhur tek tifozët e “Citizens”, por është njëri që nuk beson, madje thotë se Guardiola gënjen kur thotë se David Silva është i dëmtuar.

Bëhet fjalë për “rivalin” e hershëm të Pepes, Jose Mourinho. Portugezi u pyet për situatën në skuadrën e tij sa iu takon dëmtimeve.

“Doni të vërtetën, apo të gënjej? Nëse doni të vërtetën, e vërteta është kjo: Bailly nuk luan, Phil Jones me gjasa mund të luajë, Fellaini po ashtu, Zlatan Ibrahimoviqi ka mundësi të mëdha për të luajtur, Matiqi është i dëmtuar, por do të luajë me siguri. Carrick nuk luan. Po ju them të vërtetën, Matiqi është i dëmtuar dhe do të luajë, jo si ato historitë e Lacazette apo David Silvas. Kundërshtarët tanë kanë probleme me dëmtimet, por në fund të gjithë lojtarët e tyre janë gati për të luajtur kundër nesh”, ka thënë Mourinho.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur…