Moura kalon te Tottenham për 28 milionë euro
26 janar 2018
| 17:05
Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshjen me yllin e PSG-së, Lucas Moura, i cili do të luajë me londinezët për katër vitet e ardhshme.
Klubi i Premier Liga do të paguajë 28 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian të krahut.
Skuadra e Mauricio Pochettino, sipas “RMC Sport”, ka mposhtur konkurrencën e Manchester United dhe Liverpool dhe ka arritur marrëveshjen me 25-vjeçarin. Moura ka vizituar qendrën stërvitore të Tottenham dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i operacionit.
Pavarësisht se ka realizuar 19 gola me PSG në sezonin e kaluar, lojtari ka përfunduar jashtë planeve të Unai Emery, raporton “Telesport”. Ai nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje të këtij sezoni dhe është aktivizuar vetëm 6 herë nga stoli.