Mourinho, 100 ndeshje në krye të Manchester United
Jose Mourinho ka arritur kuotën e 100 ndeshjeve si trajner i Manchester United.
Premier Liga: Përfundimi i sezonit të gjashtë në Premier Ligë, sezonin e kaluar, do të kishte qenë një dështim i mërzitshëm nëse Manchester United nuk do të fitonte Ligën e Evropës, për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve. “Djajtë e Kuq” janë të paktën në një sfidë këtë sezon, por Mourinho nuk do ta klasifikojë kohën e tij në “Old Trafford” si sukses derisa të ketë fituar titullin. Ai tashmë duket sikur do të duhet të presë deri në sezonin e ardhshëm për këtë, sepse Manchester City duket se i ka vënë duart mbi trofeun kryesor.
Liga e Kampionëve: Rekordi i Mourinhos në Ligën e Kampionëve me Manchester United qëndron në pesë fitore nga gjashtë ndeshje. Ai garantoi përparim të qetë në raundet e kaluara të Ligës së Kampionëve dhe pas përballjes me Sevilla në raundin e radhës, Manchester United pret që të futet në çerekfinale. Çdo gjë përtej kësaj do të jetë një sukses për këtë ekip, që as nuk kualifikohej në dy nga tri sezonet e mëparshme.
Liga e Evropës: Manchester United bëri një fillim të ngadaltë në Ligën e Evropës, sezonin e kaluar, duke humbur dy nga katër ndeshjet e para. Por, sapo Mourinho e kuptoi se ishte shpresa më e mirë për t’i rikthyer “djajtë e kuq” në Ligën e Kampionëve, Manchester United dukej i destinuar ta fitonte atë. Ata morën një frikë ndaj Celta Vigo në gjysmëfinale, veçanërisht në ndeshjen e dytë në “Old Trafford”, por Ajax mori goditje bindëse në finale.
Sa i takon “FA Cup”, duket si një anomali e lehtë që Mourinho e ka fituar atë vetëm një herë. Krejt ndryshe, trajneri portugez ka një rekord të mirë në Kupën e Ligës dhe vazhdoi në këtë drejtim edhe mandatin e kaluar. Tjetër: Mourinho fitoi “Community Shield” kundër Leicester, sezonin e kaluar, por performanca kundër Real Madridit në Superkupën e Evropës në gusht ishte zhgënjyese. Finalja e luajtur në Shkup mbaroi 2-1, por Manchester United kurrë nuk dukej i mundshëm për ta fituar atë. (Telesport)