Mourinho, afër PSG-së
Jose Mourinho ka nisur bisedimet me kampionët e Francës, Paris Saint-Germain. Sipas medieve franceze, Mourinho do të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Edhe pse Tomas Tuchel është një preferencë personale e presidentit Naser Al-Khelaifi, dështimi në Ligën e Kampionëve mund t’i humbasë vendin në krye të bankinës.
Mourinho nuk ka drejtuar asnjëherë në Francë, por nuk e ka mohuar që e tërheq ideja e drejtimit në Ligue 1. Sipas medieve franceze, “Special One” është në bisedime me klubin prej disa muajsh tashmë. Mbetet ende për t’u parë nëse do të arrihet një akord.
Mourinho është pa ekip që kur u shkarkua nga kreu i Manchester United, në muajin dhjetor. Portugezi kërkon një rrogë 20 milionë euro në sezon, por për PSG-në, paratë nuk janë një problem.