Mourinho arrin marrëveshje me Fenerbahçen
31 maj 2024
| 12:41
Jose Mourinho do të rikthehet të punojë si trajner. Tekniku portugez raportohet se ka arritur një marrëveshje me gjigantin turk, Fenerbahçe. Është gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio që raporton se Mourinho ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Fenerbahçen.
Portugezi është i papunë qëkur u largua nga skuadra e Romës, të cilën e dërgoi në dy finale radhazi, atë të Ligës së Konferencës dhe atë të Ligës së Evropës. Portugezi ka drejtuar edhe Chelsean, Porton, Manchester Unitedin, Tottenham Hotspurin dhe Real Madridin.