Mourinho: Duam një tjetër finale

18 maj 2023 | 13:44

AS Roma luan sot gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Evropës ndaj gjermanëve të Bayer Leverkusen, me shpresën që të sigurojë finalen e madhe. Verdhekuqtë fituan në fushën e tyre 1-0 ndeshjen e parë dhe ky avantazh afron disi Romën e trajnerit Jose Mourinho me objektin.

“Një vigjilje që po e kalojmë normalisht. Para ndeshje kemi fjetur mirë, më pas keq dhe asgjë nuk varet nga rezultati. Kemi shumë adrenalinë, shumë presion, gjëra që i kam kaluar edhe më parë”, u shpreh trajneri portugez.

Ai dëshiron të shkojë me Romën sërish në finale, ashtu sikurse vjet kur fituan në edicionin e parë të Ligës së Konferencës, në Tiranë. “Është e qartë që kjo nuk është një ndeshje normale. Luhet për të shkuar në finale, ndaj të gjithë duam të japim maksimumin për ta siguruar këtë finale”, u shpreh Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zotuar të enjten…