Mourinho: Dy finale evropiane radhazi arrihen vetëm nga skuadrat e mëdha

30 maj 2023 | 13:02

Finalja e madhe e Ligës së Evropës mes Romës dhe Sevillës do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në Budapest të Hungarisë. Tekniku i “gladiatorëve” romakë, Jose Mourinho e krahasuar Romën e tij, me klubet më të suksesshme të Evropës, teksa e ka konsideruar kryeqytetin italian, si “qytetin e futbollit”.

“Roma është qyteti i futbollit, ka një ndjenjë përkatësie ndaj diçkaje më të madhe. Nuk mendoj për atë që ka ndodhur më parë. Sekreti im, filozofia ime është të shikoj përpara. Në këtë fazë të karrierës sime, nuk po mendoj për fitoret personale, por për t’i bërë një dhuratë tifozëve të Romës. Njerëzit mund të mendojnë se jam më i vjetër se sa jam në të vërtetë, pasi kam qenë në futboll për një kohë të gjatë dhe tashmë kam flokë gri, por nuk jam aq i rritur sa për të përfunduar për t’i dhënë fund karrierës time. Do të më shihni për një kohë të gjatë”, ka thënë Mourinho.

“Në futboll gjëja më e rëndësishme është marrëdhënia mes njerëzve. Unë u them lojtarëve që ata gjithmonë duhet të japin gjithçka. Për këtë arsye tifozët na respektojnë dhe empatizojnë. Ne punojmë shumë çdo ditë për të bërë histori. Dy finale radhazi të Kupave Evropiane janë diçka që vetëm klubet e mëdha mund ta bëjnë, madje shpeshherë edhe ato dështojnë. Dhe është shumë e rëndësishme për ne që të kemi sukses”, ka shtuar Mourinho.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Beckham ka vendosur t’i bëjë të qeshin fansat e…