Mourinho e dëshiron Dybalan te Roma
Sipas “Il Corriere dello Sport”, trajneri i Romës, Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me Paulo Dybalan dhe madje ai e ka informuar argjentinasin për dëshirën e tij në janar.
“La Joya” do të largohet nga Juventusi në fund të kontratës së tij në qershor dhe ka qenë i lidhur me një numër klubesh në mbarë Evropën. Interi duket se është në “pole position” për të siguruar shërbimet e tij, por Mourinho është i vendosur të nënshkruajë me 28-vjeçarin në verë.
“Il Corriere dello Sport” ka raportuar se një i afërm i Dybalas beson se një lëvizje te Roma do të ishte “opsioni më i mirë” për sulmuesin, i cili është duke e konsideruar një transferim në “Stadio Olimpico.
Dybala ka zhvilluar bisedime me Interin dhe disa klube evropiane, duke përfshirë Arsenalin, Newcastle United, Barcelona, Manchester United, Tottenham dhe Sevilla, por Roma është gjithashtu ndër opsionet.