Mourinho e dëshiron Xhakën te Roma
27 maj 2021
| 15:00
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës.
“Gianluca Di Marzio” shkruan se Roma është klubi që ka shprehur interesim për mesfushorin nga Kosova dhe ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij.
Trajneri Jose Mourinho e dëshiron reprezentuesin zviceran në skuadër, derisa 28-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 2023, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 22 milionë euro.