Mourinho është i padëshiruar në Turqi

15 nëntor 2024 | 13:45

Kapiteni i Galatasarayt, Fernando Muslera, i ka thënë trajnerit të Fenerbahçes, Jose Mourinhos, të largohet nga Superliga e Turqisë pas komenteve dhe veprimeve të tij të diskutueshme në muajt e fundit. Trajneri portugez është lidhur me një rikthim në Ligën Premier javët e fundit dhe tani me skuadrën e tij pesë pikë prapa liderit Galatasarayt, ai mund të kërkojë një rol të ri.

Muslera beson se kjo do të ishte më e mira për futbollin turk dhe thotë se veprimet e Mourinhos kanë ofenduar shumë njerëz që duan që ai të largohet tërësisht nga liga.

“Fyerjet ndaj futbollit turk dhe fakti që ai po sulmon disa gjyqtarë janë gjëra që më shqetësojnë mua”, ka deklaruar Muslera për “Turkiye Today”.

“Kjo është hera e parë në 14 vjet që ndihem i detyruar të bëjë një deklaratë të tillë. Kam fituar 17 trofe në 14 vjet. Nëse marrim parasysh kontributin tim, synimi im i vazhdueshëm është të avancoj futbollin turk. Nëse Mourinho, i cili erdhi këtu 4 muaj më parë, kritikon futbollin turk dhe nuk i pëlqen, ai mund të largohet. Edhe pse askush nuk thotë asgjë, mendoj se tani dikush mund t’i thotë diçka. Duhet t’u kushtojmë pak më shumë vëmendje atyre që e çojnë futbollin turk përpara”, ka shtuar ai. Duke folur pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij të Fenerbahçes kundër ish-klubit Manchester United në Ligën e Evropës, Mourinho la të kuptohet se donte të largohej dhe kishte punë të papërfunduar në Premier Ligë. “Gjëja më e mirë që duhet të bëj është që kur të largohem nga Feneri është që të shkoj në një klub që nuk luan në kompeticionet e UEFA-s. Pra, një klub në fund të tabelës që ka nevojë për një trajner në dy vjet, unë jam gati për të shkuar”, kishte thënë Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke përfshirë katër fitues të kategorisë “Best of Innovation”, çmimet…