Mourinho: Finalja do jetë në Romë, jo në Tiranë

29 prill 2022 | 14:15

Roma ka barazuar me Leicester Cityn (1-1). Ky rezultat final lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.

Trajneri Jose Mourinho ka thënë se finalja për skuadrën e tij do të zhvillohet në Romë dhe jo në Tiranë, duke aluduar se ndeshja kthyese do të jetë shumë e rëndësishme.

“Finalja do jetë në Romë, jo në Tiranë. Do të jetë shumë bukur. Nëse do ta luanim këtë ndeshje disa muaj më parë do ta kishim humbur, ky barazim është i pranueshëm. Tifozët kanë firmosur për një finale, por unë nuk buzëqesh, pasi më duhet të mendoj edhe për Bologna. Dëshiroj të siguroj prezencën në Ligën e Evropës nga Serie A pa pritur në Ligën e Konferencës”, ka thënë Mourinho.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori amerikan, Chris Murphy, pas vizitave diplomatike në vende të…