Mourinho: Futbollistët ishin të mërzitur me barazimin, kjo më bën krenar

30 nëntor 2020 | 13:17

Tottenham Hotspur ndau pikët me Chelsean (0-0) në derbin e Premier Ligës.

Trajneri Jose Mourinho ka thënë se ndihet krenar për faktin se futbollistët e “Spurs” ishin të pakënaqur me barazimin e arritur në “Stamford Bridge”.

“Gjëja më e mirë e ndeshjes së sotme ishte fakti që djemtë ishin të mërzitur në dhomat e zhveshjes. Një pikë në ‘Stamford Bridge’ mund të jetë pozitive, por fakti që djemtë e mi ishin të pakënaqur më bën krenar. Mund të paraqiteshim më mirë në disa faza të lojës, patëm një shans të artë për të fituar në minutat e fundit, por në përgjithësi e kontrolluam ne ndeshjen”, ka thënë Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovë (KEK), ka bërë te ditur se…