Mourinho: Jam i zhgënjyer nga disa lojtarë

10 nëntor 2023 | 16:22

Trajneri i skuadrës së Romës, Jose Mourinho, u tregua i ashpër me ekipin pas humbjes 2-0 në Ligën e Evropës nga Slavia e Pragës.

“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavisë që e merituan”, ka thënë Mourinho.

“Asgjë nuk funksionoi. Nga pikëpamja individuale kishte shumë pak lojtarë me qëndrimin e duhur në fushë. Nga shumë lojtarë pashë një qëndrim jokorrekt për një ndeshje serioze”, ka deklaruar Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes ndaj Toulouse në Francë, trajneri gjerman i Liverpool,…