Mourinho: Javë me rezultate zhgënjyese

21 dhjetor 2020 | 13:42

Dy humbje brenda katër ditëve, 2-1 në “Anfield Road” ndaj Liverpool dhe 0-2 në shtëpi ndaj Leicester, kanë lënë Tottenham Hotspur plot 6 pikë larg kreut dhe kanë prishur humorin e trajnerit portugez Jose Mourinho.

Tekniku portugez i “Spurs”-ave pranon se nuk ka qenë një javë e mirë në aspektin e rezultateve, por thekson se paraqitja e të tijve nuk ka qenë tërësisht për t’u hedhur poshtë dhe se me pak fat situata mund të ishte ndryshe.

“Ndaj Liverpool ishim shumë pranë marrjes së një pikë, ndërsa ndaj Leicester rezultati është disi i gënjeshtërt, pasi luajtëm mirë dhe me pak fat mund të kishim marrë ne tri pikët. Gjithsesi edhe Leicester vinte pas rezultateve negative dhe duhet ta pranoj se ishin më të përqendruar sot”, ka thënë Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka…