Mourinho ka dy kushte për të qëndruar në Romë
Roma e mbylli këtë sezon pa asnjë trofe, duke humbur mundësinë që të fitojë finalen e Ligës së Evropës dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Një vit që mund të konsiderohet zhgënjyes për trajnerin Jose Mourinho, që kishte të tjera objektiva në fillim të sezonit.
Portugezi ka ende edhe një vit kontratë me Romën dhe duket se ka ndërmend ta respektojë atë, pavarësisht zërave për transferimin jashtë Italisë. Gjithsesi, trajneri i ka vendosur dy kushte të forta klubit për të vijuar punën e tij me vardhekuqtë.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Jose Mourinho dëshiron të ndërtojë një ekip më konkurrues, ndaj i ka kërkuar klubit që të ketë 23-24 futbollistë në dispozicion për sezonin tjetër. Lojtarë që të jetë të gjithë të të njëjtit nivel, në mënyrë që të jetë sa më kompetitiv si në Serie A ashtu dhe në Evropë.
Kushti tjetër ka lidhje me politikën e klubit. Mourinho kërkon që të ketë në krah një person që të luftojë me të, të luftojë për të, sidomos në lidhje me gjykimin, që shpesh ka parë trajnerin portugez të debatojë me të gjithë. Trajneri kërkon të përqendrohet më shumë te fusha dhe pjesën e gjykimit t’ia delegojë dikujt tjetër në klub, pse jo, një drejtor sportiv.