Mourinho ka filluar të mësojë gjermanisht, në verë mund ta marrë drejtimin e Bayernit
20 mars 2024
| 15:53
Jose Mourinho te Bayern Muncheni është një opsion konkret, pasi edhe drejtori sportiv i klubit gjerman e ka lënë të hapur këtë pistë. Në fund të këtij sezoni, Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni.
Ky fakt ka bërë që këtë periudhë të lakohen shumë emra, një prej tyre ka qenë edhe Jurgen Kloppi, por Max Eberl, drejtor i Bayernit, e ka përjashtuar si opsion: “Ne respektojmë zgjedhjen e tij”. Ndërsa i pyetur për Mourinhon, Eberl la gjithçka të hapur: “Ne po ndjekim të gjithë profilet që janë të disponueshëm. Janë mbi katër trajnerë që ne po ndjekim. Mourinho po mëson gjermanisht? Këtë nuk e di”, u shpreh drejtori i Bayernit.