Mourinho: Ka jetë edhe pa Unitedin
Trajneri Jose Mourinho nuk ka dashur të flas shumë rreth mënyrës se si u shkarkua nga Manchester United.
Portugezi ka thënë se Manchester United ka një të ardhme pa të, por edhe ai një të ardhme pa Unitedin.
“Ajo që bëra kur lash Chelsean për shembull, është e njëjta gjë që do bëj edhe tani. Mbaj vetëm gjërat pozitive dhe nuk flas për diçka që ka ndodhur në klub. Mund të flasim për shumë gjëra, mund të flasim për gjërat negative, por ky nuk jam unë. Tani mbaroi dhe Manchester United ka një të ardhme pa mua dhe unë kam një të ardhme pa Unitedin. Pse duhet të flas më shumë tani? Edhe në lidhje me tifozët apo ndjenjat e mia. Mori fund. Kështu kam qenë gjithnjë unë. I kam kritikuar gjithnjë trajnerët që largohen nga klubet dhe flasin për detajet se çfarë ka ndodhur apo kush e ka fajin. Por ky nuk jam unë. Unë thjesht dua që të mbyllet ashtu siç ndodhi dhe më pëlqen të them se loja përfundoi”, ka thënë Mourinho.
“Shpresoj që mediet ta respektoni këtë mënyrë se si jam gatuar unë. Derisa të rikthehem në futboll mendoj se kam të drejtën të jetoj jetën time, ashtu siç jam duke e bërë tani. Kjo është gjithçka dua të bëj. Manchester United është e shkuara”, ka deklaruar Mourinho.