Mourinho kërkon sulmues, Tottenhami bën ofertë për Muriqin
23 janar 2020
| 13:55
Trajneri Jose Mourinho e ka pranuar publikisht se Tottenham Hotspur po vuan mungesën e një sulmuesi, i cili do të ishte zëvendësim për Harry Kane.
Ndërsa gazeta turke “Aksam” shkruan se “Spurs” është gati të ofrojë 20 milionë paunda për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Shtatlarti ka shkëlqyer në ketë edicion me fanellën e Fenerbahçes dhe kjo ka bërë që shumë klube të shfaqin interesim për shërbimet e tij.
/Epoka e re/