Mourinho këshillon anglezët: Mos këndoni ‘it’s coming home’

09 korrik 2021 | 14:21

Jose Mourinho mbetet një personazh i veçantë, unik në atë që thotë, këtë herë “speciali” është ndalur duke analizuar finalen e madhe të 11 korrikut dhe këshillën e parë e ka për anglezët.

“Përpara ndeshjes me Danimarkën i këshillova anglezët të mos këndonin Football it’s coming home, sepse do të ishte e vështirë, tani i them të njëjtën gjë edhe përpara sfidës me Italinë”, u shpreh Mourinho për “Talks Sport” duke vijuar më pas analizën e tij: “Anglia dhe Italia janë dy profile të ngjashme, nuk kanë bërë shumë gabime, janë dy përfaqësuese solide dhe të programuara. Nuk e kanë humbur kurrë ADN e tyre. Të dyja ekipet do të përpiqen të bëjnë një ndeshje të programuar. Forca e Italisë është mesi i fushës me Jorginho, Verratti dhe Barella, por edhe Cristante e Locatelli. Ndeshja do të luhet në mesfushë nuk besojë që Southgate do të ndryshojë dyshen Rice-Phillips”, u shpreh Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë…