Mourinho: Kjo për ne është Liga e Kampionëve

06 maj 2022 | 11:21

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ishte shumë emocional pas fitores së skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës ndaj Leicester Cityt.

Klubi italian do të përballet me Feyenoordin në finalen inauguruese më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

“Jam shumë emocionues. Kjo për ne është Liga jonë e Kampionëve. Kur punon në Romë, jeton në Romë dhe merr frymë në Romë, merr frymë nga ky klub sepse është klubi i vërtetë i qytetit”, ka thënë Mourinho.

Mourinho udhëhoqi Interin dhe Porton drejt titujve të Ligës së Kampionëve, përpara se të fitonte Ligën e Evropës me Manchester United në vitin 2017.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…