
Mourinho kritikon VAR-in
26 tetor 2020
| 14:38
Teknologjia VAR po del të jetë problematike në botën e futbollit, me shumë vendime që po konsiderohen si kontradiktore. Probleme me VAR ka së fundmi edhe Jose Mourinho, i cili ka thënë se kjo teknologji sjell vendime të papranueshme.
Si referencë, ‘Special One’ ka marrë rastin e Ilkay Gundogan dhe Jordan Pickford.
“Mendoj se vëmendja është e bazuar në faktin se aty ka VAR. Pa VAR, situatat në fushë do të ndodhnin dhe gjyqtari bën gabime”, ka thënë Mourinho.
“Më njihni për disa vite – e kisha të vështirë t’i pranoja gabimet njerëzore, por kam mësuar dhe në këtë moment unë gjithmonë pranoj fajin e gjyqtarit. Ajo që unë nuk pranoj janë gabimet e VAR-it”, ka shtuar Mourinho.