Mourinho kundër shkuarjes së De Geas në Real
12 shkurt 2018
| 11:32
Rikthehen zërat që flasin për dëshirën e Realit të Madridit për ta blerë kartonin e David De Geas nga Manchester United.
Ai që përpiqet të frenojë gjithçka në këtë histori është trajneri i “djajve të kuq”, Jose Mourinho, që nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e portierit të përfaqësueses spanjolle. “Asnjë klub, që dëshiron të ketë më të mirët në radhët e saj, nuk ka ndërmend t’i largojë elementët më të vlefshëm të tij. Kjo është e pakuptimtë”, ka thënë Mourinho.
“Nëse dëshiron që të luash në nivelet më të larta, duhet të sjellësh në skuadër lojtarët më të mirë, siç bëmë me Pogban, Matiqin apo Sanchezin, e ta pengosh largimin e atyre që dallohen më shumë”, ka deklaruar Mourinho.